
Roisin Murphy ka lindur ne Dublin. Ajo nuk kishte pervoje te meparshme si kengetare. Mark Brydon kishte nje pervoje te gjere ne muziken dance si DJ. Ata u takuan ne nje feste ne Sheffield ne vitin 1995, kur Murphy iu afrua Brydon duke perdorur batuten: "Do you like my tight sweater? See how it fits my body! " - Keshtu u quajt me vone dhe albumi i tyre debutues. Dy albumet e para "Do You Like My Tight Sweater?" dhe "I Am I Am Not a Doctor" fituan fame ne skenat dance. Grupi mori me shume fame kur "Sing It Back", nje hit nga albumi "I Am Not A Doctor", u perpunua nga Boris Dlugosch nje producent house. "Sing It Back" u kthye ne nje hit ne Ibiza, dhe ky version i perpunuar hyri ne pese Kenget me te degjuara ne Britanine e Madhe ne vitin 1999, te ndihmuar dhe nga nje video psychedelic te vokalistes. "Sing It Back" u shfaq ne nje nga kanalet e radio faux me titullin "hit" ne lojen e mirenjohur ne Playstation "Grand Theft Auto: Liberty City Stories", e publikuar ne 2005. Ne vitin 2000 Moloko filloi nje turne si grup i plote se bashku me Paul Slowly : perkusionist, tastierist Eddie Stevens, dhe kitaristi Dave Cook. Grupi gjithashtu pati sukses me hitin "The time is now", kenga e pare nga albumi i trete, "Things to Make and Do". Murphy dhe Brydon i dhane fund marredhenies se tyre ne vitin 2001. Pas ndarjes se tyre ata regjistruan albumin e katert dhe te fundit, "Statues", ne vitin 2003. Ne vitin 2004 Moloko realizuan nje DVD live, 11.000 Clicks, te regjistruar ne skenen e "Brixton Academy". Ajo permbante shume nga kenget e tyre te njohura, duke perfshire “Indigo”, “Sing It Back”, dhe “The Time Is Now” Pas perfundimit te turneut qe u be per te mbeshtetur albumin e tyre te fundit "Statues", Moloko u ndane, me Róisín Murphy e cila shpalli zyrtarisht fillimin e nje kariere solo. Nje album "best of", "Katalog", u lancua ne vitin 2006. Róisín Murphy dhe Mark Brydon, se bashku me kitaristin e vjeter te Moloko, Dave Cook, luajten ne shume shfaqje akustike ne radio per te promovuar albumin. Qe nga viti 2006 ata jane ne nje pauze te pacaktuar.